Deputetja e PDK-së: Urimi i Gërvallës për ditën e çlirimit, i çuditshëm

13 qershor 2022 | 11:56

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se është e dhimbshme dhe e çuditshme se si zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk e përmendi UÇK-në në urimin e saj për Ditën e Çlirimit.

“Nën petkun e zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme të Kosovës është e dhimbshme dhe e çuditshme të urosh popullin shqiptar për ditën e çlirimit pa falënderuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së e pa e çmuar jetën e sakrificën e atyre pjesëtarëve që janë gjallë e liderëve të UÇK-së në luftë e paqe që sot padrejtësisht janë në Hagë”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas deputetes së PDK-së, qëndrimi i Gërvallës është edhe qëndrim i qeverisë.

“Është fatkeqësi që me qëndrim të tillë të qeverisë presim mbrojtjen e drejtë të luftës së UÇK-së, dënimin e Serbisë për gjenocidin në Kosovë, e trajtimin me dinjitet të veteranëve!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Gërvalla të dielën e ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës. Ka përmendur NATO-n dhe ushtarët e KFOR-it për kontributin, por jo edhe pjesëtarët e UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në udhëtim te Greqia…