Deputetja Haxhiu kërkon dorëheqjen e Kurtit, Vitisë dhe Sveçlës

06 maj 2020 | 15:28

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  Teuta Haxhiu, pas mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla.

Kërkesa e Haxhiut vjen pas ngjarjes tragjike ku në Qendrën e Studentëve, ku ka humbur jetën Agon Musliu, 26-vjeç nga Komuna e Gjilanit.

Ajo ka thënë se i riu nga Gjilani ka humbur jetën në duart e shtetit.

“Pika e parë ishte rasti tragjik që ka shokuar opinionin, pra rasti i vdekjes së Agon Musliut dhe një pikë tjetër ka qenë ndarja e 10 milionë eurove për serbët në veri. Ne kërkojmë përgjegjësi të institucioneve për llogaridhënien dhe ata që janë përgjegjës sepse, Agoni në fund të fundit ka humbur jetën në duart e shtetit të Kosovës”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se po të kishte moral politik do të duhej që Kurti, Vitia dhe Sveçla të jepnin dorëheqje.

“Ajo çka është dashtë me ndodhë kishte me qenë dorëheqja e ministri të Shëndetësisë, apo të Punëve të Brendshme pse jo edhe të kryeministrit në detyrë. Neglizhenca është dhimbja më e madhe që ka ndodhur nga institucionet. Kërkojmë nga organet që të veprojnë me urgjencë dhe të zbardhet rasti. Përgjegjësi e atyre që do të duhej ta kenë përgjegjësinë dhe të kishte moral politik ata duhej të kishin dhënë dorëheqje në ditën e parë”, ka thënë Haxhiu.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izolimi ndaj koronavirusit ka bërë që 122 milionë indianë të…