Deputetja Krasniqi-Goodman: Në shoqërinë ku dominon patriarkati, Kosova zgjodhi një grua për presidente

04 prill 2021 | 19:58

Vjosa Osmani zyrtarisht është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi Goodman, ka thënë që në shoqërinë ku dominon patriarkati Kosova për të parin e shtetit zgjodhi një grua.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, është shprehur e lumtur që Osmani është zgjedhur në krye të shtetit.

“Edhe, sot, si në shumë raste tjera Kosova e dëshmoi se mund të jetë në nivele të larta të demokracisë. Madje ne synojmë edhe më lartë, përderisa në shoqërinë ku dominon patriarkati Kosova për të parin e shtetit zgjodhi një grua. Sigurisht se kjo më bën zemrën mal”.

“Urime Vjosa Osmani-Sadriu Presidente e Republikës së Kosovës! Urime Kosova ime e dashur”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav…