Deputetja Musliu kërkon t’i ndalohet Cecës hyrja në Kosovë

07 dhjetor 2018 | 22:09

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj lajmit për ardhjen e këngëtares Ceca në Kosovë.

Ajo ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që mos ta lejojnë të hyjë në Kosovë bashkëshorten e Arkanit, kriminelit të tmerrshëm të shqiptarëve.

“Në Kosovë nuk po vjen këngëtarja Ceca, por bashkëshortja e kriminelit më të tmerrshëm të historisë tonë të re!
Po vjen bashkëshortja e Arkanit që ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës mizor i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës.
Ceca nuk po vjen të prezantoj art në Kosovë, por për të promovuar urrejtje e për të goditur në plagët e hapura të shqiptarëve që i shkaktoj bashkëshorti i saj.
Kjo është e pa pranueshme dhe e padrejt, andaj unë nuk mund të heshtë. Apeloj të institucionet tona, mos ia hapni plagët popullit, mos lejoni që bashkëshortja e kriminelit të hyjë në Kosovë!”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zyrtare e AAK-së,…