Derbi i Anamoravës përfundon pa fitues

17 mars 2024 | 15:21

Drita dhe Gjilani i kanë ndarë pikët duke luajtur 2:2 në derbin e Anamoravës, që i ka takuar xhiros së 26-të të Superligës në futboll.

Golat për të kaltrit i kanë shënuar Baftiu (24’) dhe Dabiqaj (55’), ndërsa për të kuqtë, Basa (32’) dhe Ismajli (44’).

Vlen të ceket se po ashtu janë dhënë tre karton të kuq, një për Dritën e dy për Gjilanin.

Kështu, Drita e lëshon mundësinë për të kaluar në krye të tabelës. Tash ata kanë 50-të pikë për pozitën e tretë. Në krahun tjetër, Gjilani grumbullon 26 pikë.

Dukagjini ka fituar në shtëpi përballë Feronikelit 74 me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Altin Mërlaku në pjesën e parë.

Me këtë fitore, Dukagjini tash ka 34 pikë, por mbetet i gjashti, derisa Nikli mbetet me 26 pikë.

Pa gola ka përfunduar ndeshja mes Fushë Kosovës e Prishtinës, në të cilën pati gol të anuluar e një karton i kuq, për kryeqytetasit.

38 pikë për Prishtinën tash në pozitën e pestë, kurse për Fushë Kosovën 20 pikë, i parafundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka…