Derbi i hendbollisteve zhvillohet në Prishtinë

18 nëntor 2022 | 15:08

Prishtina-Vushtrria është kryendeshja e javës së tetë në Superligën e hendbollisteve. Kjo ndeshje luhet të dielën prej orës 13:00 në kryeqytet.

Prishtina është e treta në tabelë me nëntë pikë. I ka katër fitore, një barazim dhe dy humbje. Ndërkohë Vushtrria është e dyta me 12 pikë. Ka humbur vetëm një ndeshje.

Të dy skuadrat e shohin derbin si mundësi për të shfaqur më të mirën që e posedojnë aktualisht. Ndërkohë dy skuadrat ferizajase kanë udhëtime për në Gjakovë.

Të shtunën prej orës 18:00 është ndeshja Vëllaznimi-Ferizaj. Kjo është ndeshja e vetme e së shtunës. Të dielën prej orës 14:30 takohen Shqiponja e Kastrioti.

Të shtunën luan edhe lideri dhe kampioni, Istogu, që është mysafir i Jusuf Gërvallës në Deçan (15:00). Dukagjini-Samadrexha luhet prej orës 16:00.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e tetë po ashtu. Të shtunën është ndeshja Drita-Deçani (16:00). Të dielën janë ndeshjet Llapusha-KEK-u (13:00), Prizreni-Ulpiana (16:00), CLICK-Vjosa (18:00).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, ka prezantuar të…