Derbi i hendbollit zhvillohet të dielën në kryeqytet

29 shkurt 2020 | 10:25

Dy skuadra me shumë traditë në hendbollin e Kosovës takohen mes vete në kryendeshjen e javës së 17-të të Superligës së hendbollistëve.

Të dielën nga ora 18:00 takohen Prishtina e Kastrioti i Ferizajt, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Është kjo ndeshje e rëndësishme për kreun e tabelës. Prishtina është e dyta me 28 pikë, kurse Kastrioti i katërti me 22 pikë. Derbi përmbyll javën e 17.

Ndeshjet e tjera janë të shtunën: Besa Famgas – Vushtrria (15.30), Llapi – Trepça (19:00), Drenica – Drita (19:00), Prizreni – Vëllaznimi (16:00).

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, po merr pjesë…