Derbi i takon Pejës

08 shkurt 2020 | 21:17

Peja ka mundur Bashkimin me rezultat 103:80 (31:20, 18:16, 33:28, 21:16) në sfidën e fundit për javën e 25-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 31:20. Lojë më e barabartë ishte në periudhën e dytë që përfundoi 18:16. Verdhezinjtë ishin më të mirë edhe në pjesën e dytë, duke e fituar periodën e tretë 33:28 dhe atë të fundit 21:16, për të triumfuar në fund me rezultat 103:80.

Te Peja më të dalluarit ishin Dardan Berisha me 25 pikë, katër kërcime dhe asistime, Richard Jackson me 19 pikë e 12 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 14 pikë, 10 kërcime e pesë asistime, derisa te Bashkimi, Terik Bridgeman realizoi 18 pikë e pesë kërcime.

Të dy skuadrat tani kanë nga 13 fitore dhe nëntë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari personal i kryeministrit, Kurti gjatë fushatës zgjedhore ka thënë…