Derbi mes Boras dhe Istogut

14 nëntor 2022 | 13:45

Sonte dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e 12-të e Ligës së Parë në konkurrencën e meshkujve apo e para e fazës së dytë.

Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Bora-s dhe Istogut, ku të dy skuadrat kanë nga tetë fitore e dy humbje. Në takimin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave, prishtinasit kishin fituar 58:93.

Drita, që po ashtu ka tetë fitore e dy humbje, do të përballet me Prishtinën e Re, që numëron katër fitore e gjashtë humbje.

Marigona Hill Prishtina do të ndeshet me New Basket. Prishtinasit kanë katër fitore e gjashtë humbje, kurse prizrenasit pesë fitore e katër humbje, ku pritet një takim i barabartë.

Gjakova e Re do të takohet me Happy Dukagjinin. Skuadra nga Gjakova katër fitore e gjashtë humbje, ndërsa klinasit dy fitore e tetë humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro zhvillohet mes Vushtrrisë dhe Borea-s. Vushtrriasit shtatë fitore e tri humbje, kurse pejanët kanë fitore e pesë humbje.

Liga e Parë e Meshkujve – Java 12

E hënë
19:30 Prishtina e Re – Drita
19:30 Bora – Istogu
20:30 Marigona Hill Prishtina – New Basket
21:00 Gjakova e Re – Happy Dukagjini

E martë
20:30 Vushtrria – Borea

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në…