Derbi shqiptar në ‘Karagaçi’

13 nëntor 2019 | 12:29

KB Peja e pret sonte Vllazninë e Shkodrës në Ligën Ballkanike, takim që zhvillohet nga ora 19:00 në ‘Karagaçi’.

Këto dy skuadra kanë zhvilluar nga një ndeshje në këtë edicion në BIBL, ku pejanët kanë një fitore, derisa skuadra nga Shkodra ka pësuar humbje në xhiron e parë. Pejanët janë rikthyer në Ligën Ballkanike, derisa synojnë të kenë një edicion sa më të suksesshëm në këtë garë.

“Verdhezinjtë” kanë ambicie të larta në këtë edicion, derisa u kthyen edhe në elitën e basketbollit, pas një viti mungese. Ndeshja e sotme pritet të jetë shumë interesante, derisa për Pejën pritet të kthehet edhe Drilon Hajrizi nga lëndimi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka…