Dërgimi i 700 trupave të KFOR-it në Kosovë, Grenelli: Tjetër shembull i kaosit nga Bidenit

01 qershor 2023 | 16:23

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka treguar për vendimin që brenda ditësh të dërgojnë edhe 700 trupa tjera të KFOR-it në Kosovë. E një gjë të tillë është duke u parë si “shembull tjetër kaosi” nga ish-emisari amerikan, Richard Grenell.

Stoltenberg ka njoftuar se përveç që do të vinin 700 trupa shtesë, do të kishte edhe forca shtesë në gjendje të gatishmërisë më të lartë.

Ndërsa sipas Grenellit, kjo ishte rrjedhojë e politikës së Bidenit për Ballkanin që e linte BE-në të ishte në krye të negociatave Kosovë-Serbi.

“Tjetër shembull i kaosit nga Joe Bidenit”, ka shkruar Grenelli në “Twitter”, duke komentuar lajmet që ka kumtuar Stoltenbergu.

“Ekipi i Bidenit kishte përqeshur ekipin e Trumpit për udhëheqjen e negociatave”, ka vazhduar Grenelli.

Sipas tij, strategjia e Trumpit për negociata ku fokusohej në “rritje të ekonomisë dhe refuzim të politikës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA  ka filluar…