Deri më tani janë rinumëruar 141 nga 314 vendvotime

13 tetor 2019 | 11:40

Në Qendrën e Numrit dhe Rezultateve edhe të dielën është duke vazhduar me rinumërimin e vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 prej 314 vendvotimeve.

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e 314 vendvotimeve, që ka ardhur pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe trajneri i futbollit Genc Sermaxhaj ka thënë të…