Dermaku kërkohet nga Bologna, Spali dhe Torino

19 mars 2019 | 18:03

Kastrioti Dermaku ishte grumbulluar më parë gjatë Ligës së Kombeve, në Kombëtare nga trajneri Christian Panucci, por tash nuk mori një ftesë për ndeshjet e marsit ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Por, tashmë emri i Binakut lakohet në Serinë A, pas formës së mirë. 27-vjeçari ka qenë një shtyllë e rëndësishme për ekipin e tij, duke luajtur në 26 takime, e humbur vetëm dy të tilla.

Tashmë, ai është në radarët e Bolongës, Spalit dhe Torinos, si një alternativë e mundshme në merkato.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të martën e kreu edhe…