Deschamps: Nuk kam asnjë shqetësim për lëndimin e Benzemas

10 qershor 2021 | 11:42

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka thënë se e zëvendësoi Karim Benzeman në miqësoren ndaj Bullgarisë, për faktin që ta parandalojë lëndimin e lëndimit të sulmuesit të Real Madridit.

Deschamps bëri me dije se lëndimi nuk është i rëndë dhe se 33-vjeçari do të jetë i gatshëm për Kampionatin Evropian.

“Ai e mori një goditje të fortë në muskulin poshtë gjurit. Ai nuk luajti më sepse ndjeu se gjuri po i rëndohej. Ne e kemi një staf mjekësor të nivelit të lartë, i cili do ta bëjë gjënë e duhur. Ai do të bëhet mirë me kalimin e ditëve. Nuk kam asnjë shqetësim. Asgjë dramatike”, ka thënë Deschamps.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid, ka thënë se vendi që…