Deschamps: Polonia kundërshtare e vështirë, Lewandowski është aty

02 dhjetor 14:30

Trajneri i Francës, Didier Deschamps foli së fundmi për fazën e 1/8-ave Kupës së Botës.

Në një prononcim për mediet franceze, Deschamps theksoi se Polonia është një ekip me të cilin nuk janë mësuar të përballen, ndërsa shtoi që ka edhe një nga sulmuesit më të mirë në botë, siç është Robert Lewandowski.

“Polonia nuk është një ekip me të cilin jemi mësuar të takohemi. Ata kanë lojtarë me përvojë, padyshim që veçohet Lewandowski, një nga sulmuesit më të mirë në botë, por nuk është vetëm ai. Ata kanë një ekip me organizim të mirë, formë të mirë atletike. Ne do të mësojmë të gjitha detajet rreth tyre, ata nuk janë për t’u nënvlerësuar”, ka thënë tekniku i kampionëve të Botës, për sfidën që i pret në raundin e radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale,…