Deshamp: Shqipëria ka lojtarë cilësor, por Franca kërkon vendin e parë

16 nëntor 19:44

Trajneri i Francës, Didie Deshamp doli në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania”, në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Shqipërisë.

Deshamp u shpreh se ka vlerësim për Shqipërinë, duke deklaruar se kuqezinjtë do të kërkojnë të paraqesin identitetin e tyre, në një takim ku gjithashtu inaugurohet edhe stadiumi i ri.

Coman? “Comani nuk është i disponueshëm, kështu që morëm vendim që ai të jetë i gatshëm për klubin e tij, Bayern Munchen”.

Çfarë keni biseduar me lojtarët, pas ndeshje me Moldavinë? “Do të thosha që nesër do të jetë një ndeshje e fortë, pasi do të luajnë në fushën e tyre, në inaugurimin e stadiumit. Shqiptarët do të manifestojnë dashurinë e tyre për futbollin”.

Cili lojtar shqiptar do grumbullohej me Kombëtaren e Francës? “Do përpiqem të japë një përgjigje. Mund të përzgjedhë vetëm lojtarë francezë, jo shqiptarë (qesh). Do thosha që ju keni lojtarë shqiptarë të një cilësie të mirë, duhet ta pohoj këtë. Duhet t’i referohem dhe humbjes që pësuam në Elbasan 1-0. Duhet të them se lojtarët shqiptarë kanë një cilësi të mirë”.

Vendi parë? “Nuk mund të them, që mund të kemi një grup të mirë apo më pak të vështirë, po morëm vendin e parë. Ne duhet të marrim vendim e parë, pastaj shorti është short. Ne duhet të punojmë që të mundim ekipet e tjera”.

Ndryshime? “Duhet të them se të gjithë lojtarët kanë dëshirë të luajnë nesër. Koha e shkurtër lë pak kohë për të reflektuar. Por, kjo varet nga forma. Mund të ketë një lojtar në një formë më të  dobët se lojtarët e tjerë”.

Revansh për ndeshjen me Moldavinë? “Nuk mund të ketë një revansh. Realiteti është që me Moldavinë nuk ishim mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Objektivi u arrit dhe në arritëm fitoren, atë që kërkohej. Mund të them që edhe lojtarët elitarë gabojnë, por nuk është ky rast që duhet të dënohet. Edhe një futbollist kur gabon në ndeshje, nuk mund të marrim ndonjë masë ndaj tij”.

Rezultat apo të bindni me lojë ndaj Shqipërisë? “Jam i bindur që nesër do të kemi përballë një ekip të motivuar. Ndeshjet me Moldavinë dhe Turqinë janë harruar, i përkasin të shkuarës. Unë besoj se ekipi im, nesër do të bëjë një performancë të mirë, ndaj Shqipërisë së motivuar”.

Mbappe? Është një lojtar klasi, që bën diferencën, por duhet thënë se Kiliani është pjesë e një grupi. Unë kam diskutuar me të edhe kur ai merr nismat individuale, por varet dhe nga lojtarët që ai ka në krah në ato momente. Por, duhet thënë se është një lojtar që bën diferencën”.

Lojtarët dhe zgjedhjet? “Të gjithë lojtarët kanë interes të realizojnë paraqitje je sa më të mira, por ka një kohë që është e gjatë deri në muajin mars, që do bëhen zgjedhjet. Do varet dhe nga dëshira e tyre.  Nuk mund të flasim për listën me 23 lojtarë të muajt mars, është diçka e parakohshme”.

Shqipëria? “Do të thosha që edhe për nesër unë pres dhe ndihmësi im e ka përgatitur ndeshjen, që ekipi im të marrë një rezultat pozitiv. Ndeshjen e Shqipërisë me Andorrën e kam parë, pasi duhet të përshtatej skema për sfidën e ardhshme”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, foli nga një konferencë për…