Dëshmitari E.P. i demanton deklaratat e Dardan Krivaqës për Marigona Osmanin para Gjykatës

09 nëntor 2022 | 12:51

I akuzuari, Dardan Krivaqa thotë se tani e ndjera, Marigona Osmani e kishte pranuar se e kishte tradhtuar me djalin e hallës se tij. Ai këtë deklarim e bëri të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ku ai bashkë me Arbër Sejdiu, po akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e të ndjerës, Marigona Osmanit.

Mirëpo, një deklarim të tillë e ka kundërshtuar dëshmitari, E.P., i cili thotë se ajo për çka po e akuzon Dardan Krivaqa nuk është aspak e vërtetë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjykimi është duke vazhduar.

Gjyqtari i çështjes, Sahit Krasniqi më 2 shtator 2022,  ka marrë  aktvendim në bazë të së cilit i ka refuzuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet e provave, të parashtruara nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa të akuzuarve Krivaqa dhe Sejdiu, iu konfirmua aktakuza. /BpD/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kroacisë në futboll, Zlatko Daliq ka…