Dëshmitarja serbe në Hagë e pranon se civilët serbë ishin të armatosur nga Serbia

17 gusht 2023 | 12:38

Dëshmitarja serbe, e cila  është paraqitur të enjten si e 17-ta në seancën e sotme, e ka pranuar para të pranishmëve, se para sulmit nga pjesëtarët e UÇK-së, serbët civilë të asaj ane, ishin armatosur nga Serbia.

E gjithë kjo ka rezultuar pas pyetjeve të shtruara drejt saj, nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, avokati Gregory Keohe.

Keohe: Kur filloi konflikti në Kosovë a është e saktë të thuhet që autoritetet serbe iu dhanë armë civilëve në fshatra të ndryshme?

Dëshmitarja: Kjo ka ndodhur përpara. Në cilat vite nuk e mbaj në mend. Ka ndodhur më herët.

Keohe: Është fakt që burrat e fshatit tuaj kishin marrë armë nga Serbia?

Dëshmitarja: Po

Keohe: Autoritetet serbe iu jepnin armë civilëve edhe në demonstrata?

Dëshmitarja: Jo në protesta. Armët janë shpërndarë për burrat.

Keohe: Le ta shohim dokumentin. Keni thënë gjatë demonstratave në Kosovë i janë dhënë armë. Kushdo që ka marrë armë ka marrë armë në demonstrata. A ju kujtohet?

Dëshmitarja: Po.

Keohe: Kur flisni për këtë doni të thoni që gjatë demonstratave në Kosovë, autoritetet serbe iu kanë dhënë armë serbëve?

Dëshmitarja: Po.

Keohe: A është e saktë se autoritetet serbe u kanë dhënë civilëve armë në gjithë Kosovën?

Dëshmitarja: Nuk e di për gjithë Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja ligjore e aktorit të njohur Alec Baldwin ka marrë…