Dështon emërimi i bordit të ri të OShP-së

06 dhjetor 2021 | 13:10

Organi Shqyrtues i Prokurimit do të vazhdojë të mbesë akoma pa bord.

Kështu rrjedhimisht ky organ nuk do të mund t`i trajtojë ankesat rreth tenderëve të ndryshëm.

Nga prilli i këtij viti e deri në dhjetor janë mbi 500 tenderë në vlerë gati rreth 200 milionë euro të cilët janë bllokuar.

Kuvendi sot me 2 vota për, 64 vota kundër dhe asnjë abstenim nuk i emëroi prapë anëtarët e tij.

Emrat e personave për bord të OShP-së që s`u votuan:

Ardian Behra – kryetar

Hasim Krasniqi – anëtar

Faruk Rexha – anëtar

Adem Spahiu – anëtar

Ruzhdi Morina – anëtar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka thënë se…