Dështon mbledhja e komisionit hetimor për energjinë

28 tetor 2022 | 11:26

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës ka dështuar të intervistojë kryesuesin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje kanë munguar deputetët e mazhorancës dhe një deputet nga LDK-ja.

Kryetari i komisionit, Driton Selmanaj, ka thënë se e kanë të pamundur të mbajnë mbledhjen pa pjesëmarrje të mjaftueshme.

Ai ka thënë se vetëm deputeti Besian Mustafa ka dhënë arsyet e mungesës, derisa sipas tij ata të LV-së nuk kanë dhënë asnjë paralajmërim për mos pjesëmarrje.

Pas mbylljes së mbledhjes, deputeti nga PDK-ja Abelard Tahiri, ka thënë se mospjesëmarrja e LV-së është e qëllimshme, pasi sipas tij, sot pritej të caktohej agjenda e ftesave për të intervistuarit e radhës ku bënte pjesë edhe ambasadori Martin Berishaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë rreth orës 21:00, policia është njoftuar se në një…