Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e kuorumit

19 dhjetor 2023 | 11:13

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkak të mungesës se kuorumit meqë deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim të rendit të ditës.

Në rend dite ishte paraparë miratimi i projekt-rezolutës për raportin vjetor të ZRrE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e planeve vjetore të performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë këtij komisioni.

Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, ka thënë se në mungesë kuorumi mbledhja nuk mund të vazhdojë.

“Nuk kalon rendi ditës, nuk ka kuorum. Shihemi pas vitit ri në sesionin e ri pranveror”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar një iniciativë shumëkombëshe për të…