Dështon votimi për shkarkimin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

19 korrik 2021 | 12:52

Pas diskutimeve disa orëshe për shkarkimin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave disa nga deputetët e opozitës e kanë lëshuar sallën.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka hapur votimin për shkarkimin e secilit anëtarë të këtij bordi, por kjo nuk ishte e mundur pasi pati mungesë të kuorumit.

Kjo pikë ka mbetur për t’u votuar në seancën e ardhshme të Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur konferencë për media…