Detaje për aksidentin në Veternik, një këmbësore e lënduar

31 tetor 2023 | 19:33

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Veternik, në rrugën Prishtinë –Gjilan. Në aksident janë përfshirë një këmbësore dhe dy automjete.

Këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Në këtë zonë ka aksidente të shpeshta, viktima zakonisht janë këmbësorët sepse shteti ende nuk ka bërë zgjidhje për ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore…