Detaje pse Julian Nagelsmann nuk do të bëhet trajner i Chelseat, gjermani mendoi se stoli ‘blu’ do të jetë i tij

24 prill 2023 | 10:57

Skuadra e Chelseat vazhdon të kërkoj një trajner të ri, pas shkarkimit të Graham Potter javë më parë dhe Julian Nagelsmann ishte kandidati kryesor për ta marrë këtë pozitë.

Por, gjermani ka rënë menjëherë nga lista, për shkak se kishte shqetësime në procesin e rekrutimit.

Gazetari i “Daily Mail”, Mike Keegan ka publikuar disa detaje të reja në lidhje me ish-trajnerin e Bayern Munich.

Përveç shqetësimeve që kishte me procesin e rekrutimit, Julian ishte i bindur se ai do të emërohej trajner i “Bluve të Londrës” dhe se bisedimet ishin thjeshtë formalitet.

Megjithatë, Nagelsmann tashmë ka humbur punën te Chelsea dhe kjo e fundit pritet që gjatë kësaj jave ta zgjedh Maurizio Pochettinon si trajnerin e ardhshëm.

Chelsea pritet që sezonin e ri të luftoj vetëm për një titull, ai i Premier League – pasi tashmë ‘blutë’ e kanë të vështirë ta sigurojnë një vend në garat e UEFA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast dhunimi në…