Detaje të reja nga vrasja e djeshme në Malishevë: E qëlloi disa herë në veturë derisa ra përtokë

21 shtator 2023 | 15:30

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit  prej një muaji të pandehurit I. Z, i dyshuar për vrasjen e djeshme në  Malishevë.

Sipas njoftimit, i njëjti me dashje ka  privuar nga jeta tani të ndjerin A. B. nga Komuna e Suharekës, si shkak i një mosmarrëveshje të mëhershme.

Ngjarja ndodhi në parkingun e një marketi në Bellanicë të Malishevës.

“Sipas kërkesës, “me datë 20 shtator 2023 rreth orës 07:40 minuta në fshatin Bellanicë, Komuna Malishevë, në parkingun e marketit M.- M. me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B. nga Komuna e Suharekës, si shkak i një mosmarrëveshje të mëhershme. Derisa i pandehuri ndodhej në lokal së bashku me dëshmitarin B. E. dhe me të vërejtur se kishte arritur në parking tani i ndjeri A., i pandehuri ngritët nga tavolina, del jashtë dhe i afrohet tek automjeti i të ndjerit, hap derën e automjetit dhe menjëherë me armë gjuan disa herë në drejtim të kokës së tani të ndjerit, e kur i viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke gjuajtur prapë me armë në drejtim të trupit të tij dhe përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë”, bëhet e ditur në njoftim.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale, “Vrasja” dhe ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Khloé Kardashian ka folur për rrugëtimin e saj shëndetësor pasi…