Detaje të reja, polici bëri vetëvrasje në banesën e tij

05 shkurt 2020 | 20:41

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vetëvrasjen e pjesëtarit të saj.

Rreth orës 18:00 të ditës së sotme është gjetur pa shenja jete një pjesëtar i Policisë së Kosovës në rrugën “Kolashin” në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Branisllav Radoviq, ka thënë për lajmi.net, se polici me inicialet D.ZH., i nacionalitetit serb është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij.

“Detajet që mund t’ju japim tani është se polici është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij”, ka thënë Radoviq.

Polici i vetëvrarë dyshohet se e ka përdorur armën zyrtare për ta kryer këtë akt.

Radoviq po ashtu ka thënë për lajmi.net, se në vendin e ngjarjes janë hetuesit teknik të kriminalistikes dhe forenzikës, prokurori kujdestar si dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për motivin e vetëvrasjes. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni “Bill & Melinda Gates” u angazhuan sot të investojnë…