Deutsche Bundesbank do ta përkrahë BQK-në

30 maj 2018 | 10:59

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, gjatë vizitës në Frankfurt të Gjermanisë, ka takuar zëvendëspresidentin dhe njëherësh anëtarin e Bordit ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, Dr. Johannes Beermann.

Në takimin e zhvilluar, guvernatori Mehmeti e ka informuar zëvendëspresidentin e Deutsche Bundesbankës, Beermann, me zhvillimet e fundit në ekonominë dhe sistemin financiar në Republikën e Kosovës.

Guvernatori Mehmeti gjithashtu ka shprehur falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që Deutsche Bundesbank dhe Qeveria e Gjermanisë i kanë dhënë BQK-së dhe Republikës së Kosovës, në përgjithësi, me shpresën se ky bashkëpunim dhe përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ministri…