Devolli paraqitet te Drenica

26 tetor 2020 | 17:01

Trajneri i ri i Drenicës, Bledar Devolli, është paraqitur të hënën në ambientet e klubit kuqezi, para bordit dhe futbollistëve.

“Devolli ka premtuar punë, disiplinë dhe angazhim për ta dërguar përpara KF Drenicën. Trajneri nga Gjirokastra ka falënderuar ish-trajnerin Fadil Rama për urimin që ia bëri me rastin e emërimit të tij në stolin kuq e zi”, thuhet në njoftimin e klubit nga Skenderaj.

Trajneri Devolli zhvilloi menjëherë seancën e parë stërvitore me ekipin.

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbërriti në Nju Delhi…