Dhimbja në këtë pjesë të trupit mund të jetë shenjë e fshehur e kancerit të prostatës
Çdo dhimbje dhe parehati në zonën e ijeve mund të jetë shqetësuese, por dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës kërkon kujdes të veçantë sepse mund të jetë shenjë e kancerit të prostatës, paralajmëron mjeku britanik Kishan Vithlani për The Mirror.
Një në tetë meshkuj do të diagnostikohet me kancer të prostatës, kështu që ekzaminimi sa më i hershëm është jetik. Ekziston edhe kanceri i testisit, i cili është më i zakonshëm tek meshkujt e rinj dhe është i shërueshëm në 95 për qind të rasteve nëse zbulohet herët.
“Kanceri i prostatës është më i vështirë për t’u zbuluar, por disa simptoma që tregojnë se është një nevojë e shpeshtë për të urinuar, veçanërisht gjatë natës, vështirësi në urinim ose ndjenja se fshikëza nuk është plotësisht e zbrazur pas urinimit. Nëse vëreni gjak në urinë ose ndjeni dhimbje në perineum, kontaktoni menjëherë mjekun”, tha ai, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Dhimbja e shpinës ose dhimbja e kockave është një nga simptomat më pak të njohura. Humbja e oreksit ose humbja e paqëllimshme e peshës mund të jetë gjithashtu një shkak për shqetësim.
“Kanceri i prostatës zakonisht nuk shfaq simptoma derisa të rritet. Ndryshe nga kanceri i testikujve, ai nuk shkakton asnjë simptomë të dukshme derisa të bëhet mjaft i madh për të ushtruar presion mbi traktin urinar ose muskujt dhe kockat në legen”, theskoi Vithlani.