Dhjetë familje me kushte të rënduara në Gjakovë do të bëhen me shtëpi të reja

26 prill 2021 | 16:07

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë me dije se dhjetë familje me kushte të rënduara ekonomike do të bëhen me shtëpi të reja.

“Jam i lumtur që falë miqve të mirë do të kemi mundësi të krijojmë kushte më të mira për familjet sociale. Këtë mision e nisëm sot me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit me Shoqatën Bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ e përfaqësuar nga Halil Kastrati”, ka bërë me dije kryetari Gjini.

Ai ka thënë se vlera e këtij projekti më shumë se monetare është një përmbushje shpirtërore.

“Shuma totale e projektit është 205,000.00 euro nga të cilat Komuna e Gjakovës do të participojë 50,000.00 euro. Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet nga komisioni i cili do të përzgjidhet nga ana e dy anëtarëve të shoqatës si dhe një anëtar nga komuna. Gjithçka do të realizohet brenda këtij viti kalendarik. Nuk janë vetëm dhjetë shtëpi, brenda tyre do të dëgjohen shumë zëra të lumtur që neve do të na lehtësojnë ndërgjegjen kolektive”, ka thënë Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në…