Dhjetë të vdekurit nga Covidi janë nga këto komuna
19 shkurt 2021
| 15:10
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur dhjetë pacientë nga Covid-19 dhe janë konfirmuar edhe 340 raste të reja me ketë virus.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë tri raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren dy raste (54, 46 vjeç), Rahovec dy raste (76, 52 vjeç), Ferizaj një rast (72 vjeç), Gjakovë një rast (81 vjeç) dhe Vushtrri një rast (58 vjeç).
Deri më tani si pasojë e këtij virusi kanë vdekur 1.568 persona.



