Dhjetëra emigrantë bllokohen në kufirin ShBA-Meksikë

30 prill 2018 | 13:40

Dhjetëra emigrantë që kanë qenë duke kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara janë ndalur në kufi me Meksikën.

Zyrtarët amerikanë u kanë thënë rreth 150 personave, disa prej tyre me fëmijë se hapësirat e kufirit Meksikë-ShBA tashmë janë të mbushura.
Ende nuk është bërë me dije nëse emigrantët nga Amerika Qendrore do të lejohen që të hyjnë në ShBA apo do kthehen mbrapa.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se këta persona përbëjnë rrezik për sigurinë në ShBA-në.

Ai u ka kërkuar shteteve që janë në kufi me Meksikën për të dërguar trupa për shkaqe të sigurisë deri në ndërtimin e murit.

Grumbulli i personave është nisur më 25 mars drejt ShBA-së nga jugu i Meksikës.

Ky grup ka udhëtuar me autobus, tren dhe në këmbë për të arritur kufirin amerikan, derisa shumë prej tyre kanë thënë se i kanë ikur persekutimit dhe dhunës në shtetet e tyre. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se zgjidhja…