Pompeo: Zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez, prioritet i ShBA-së

30 prill 2018 | 13:36

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez vazhdon të jetë prioritet për administratën e presidentit Donald Trump, pavarësisht njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, gjë që është pritur me zemërim nga palestinezët.

Gjithashtu Pompeo ka thënë se ShBA-ja mbështetë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur vetën dhe ka refuzuar që të komentojë lidhur me përdorimin e forcës nga ushtria e Izraelit, kundër protestuesve në kufirin me Gazën, transmeton agjencia “Reuters”.

Sekretari Pompeo është në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, në kuadër të udhëtimit të tij të parë në Lindjen e Mesme si kryediplomat i ShBA-së.
Pompeo u ka bërë thirrje palestinezëve që të rikthehen në bisedimet e paqes me Izraelin.

“Një pjesë e rëndësishme e arritjes së stabilitetit në Lindjen e Mesme është zgjidhja e këtij konflikti. Për Shtetet e Bashkuara është një prioritet i madh dhe do t’u ofrojë ndihmën e nevojshme, në mënyrë që të dy palët të arrijnë një zgjidhje”, ka thënë Pompeo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka vendosur shtyllat e…