Dhjetëra njerëz të vrarë nga sulmi në një xhami të Afganistanit

15 tetor 2021 | 16:41

Së paku 37 persona janë vrarë dhe 70 të tjerë janë plagosur në një shpërthim që ndodhi të premten në një xhami shiite në qytetin Kandahar të Afganistanit, transmeton “BBC”.

Shpërthimi ndodhi gjatë faljes së Xhumasë, ka thënë Bilal Karimi, zëdhënës i talibanëve.

Ai ka thënë se sulmi ka shkaktuar viktima, por nuk ka dhënë detaje.

Përgjegjësinë nuk e ka marrë ende asnjë grup.

“Me trishtim kemi mësuar se një shpërthim ka ndodhur në një xhami të vëllazërisë shiite, në rrethin e parë të qytetit Kandahar, ku disa bashkatdhetarë tanë janë martirizuar dhe plagosur. Forcat speciale të Emiratit Islamik kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar natyrën e incidentit dhe për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë talibane të Punëve të Brendshme, Qari Sayed Khosti.

Ditë më parë, grupi militant Shteti Islamik ka thënë se ka kryer një sulm në një xhami të qytetit Kunduz të Afganistanit, ku kanë mbetur të vrarë së paku 46 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Amess, një ligjvënës 69-vjeçar, britanik i Partisë Konservatore të…