Dhjetëra të vdekur nga stuhitë e pluhurit në Indi

03 maj 2018 | 12:09

Së paku 76 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur nga stuhitë e fuqishme të pluhurit që kanë goditur rajonet Rajasthan dhe Utar Pradesh të Indisë.

Stuhitë kanë ndërprerë energjinë elektrike, kanë çrrënjosur drunj, kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë mbytur bagëti.

Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në këto pjesë të Indisë gjatë stinës së verës, por numri kaq i madh i viktimave është i pazakontë.

“Unë jam në detyrë që 20 vjet dhe kjo është më e keqja që kam parë”, ka thënë Hemant Gera, sekretar për menaxhimin e katastrofave në Rajasthan, raporton “Rel”.

Stuhia ka goditur edhe kryeqytetin Delhi, më shumë se 100 km larg, së bashku me shira të furishëm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë me dije se…