Dhjetëra vetura bien në kamerën e Policisë duke lëvizur në shiritin emergjent, 1 vit ndalesë dhe gjobë
07 maj 2026
| 20:19
Policia e Kosovës ka kapur dhjetëra shoferë duke shkelur rregullat e trafikut duke drejtuar veturën e tyre apo tejkaluar në shiritin emergjent. Për këtë shkelje Policia njofton se janë duke u gjobitur shoferët me 300 euro, një vit ndalesë dhe tre pikë negative.
“Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë shoferët që bëjnë shkelje të rregullave të trafikut rrugor, respektivisht atyre që lëvizin apo tejkalojnë në shirin emergjent”, njofton Policia e Kosovës.



