Dhunohet një grua në Kamenicë

16 nëntor 2019 | 13:31

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 20:00, është dhunuar një grua në Kamenicë. Ngjarja ka ndodhur në një motel në këtë qytet.

Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
The Sun dhe The Dailymail, media britanike, kanë lavdëruar mikpritjen…