Dhunohet seksualisht një 21-vjeçare në Prishtinë

12 maj 2023 | 07:57

Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë është shndërruar në fenomen shqetësues, pasi që pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla. Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundi në rrugën ‘Ukshin Kovaçica’ në Prishtinë

Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është raportuar pas një denoncimi për një konflikt familjar.

Babai i viktimës ka denoncuar rastin, ku ka deklaruar se vajza e tij 21-vjeçare është keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari L.S., 46-vjeçar. 

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin, si dhe në kuadër të veprimeve hetimore, është marrë edhe dëshmia e viktimës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunim’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë arritur të kualifikohen…