
Dhunoi psiqikisht nënën, motrën dhe fëmijët e saj, arrestohet shtetasi i huaj në Pejë
06 korrik 2025
| 09:22
Një shtetas i huaj është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës dhe motrës së tij me dy fëmijët e saj.
Sipas policisë, i dyshuari ua ka mbyllur edhe derën e shtëpisë.
Në konsultim me prokurorin palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari shtetas i huaj, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës, motrës së tij me dy fëmijë duke ua mbyllur derën e shtëpisë. Në konsultim me prokurorin palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.