Dhurohen barna për personat me sëmundje kronike në Kamenicë

21 tetor 2020 | 15:17

Shoqata Humanitare “Dora e Djathtë”, ka dhuruar sërish donacion për Komunën e Kamenicës. Kësaj here kanë dhuruar barna për tre muaj për personat me sëmundje kronike.

Nga kjo ndihmë do të përfitojnë rreth 30 familje.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që po vazhdojnë të ndihmojnë qytetarët e komunës së Kamenicës.

“Jam mirënjohës që komuna jonë gëzon këtë shkallë të lartë të mirësisë. Këto donacione janë të mirëpritura gjithmonë, sepse po ndihmojnë jashtëzakonisht mirëqenien e qytetarëve tonë”, ka thënë Kastrati.

Edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zaimi-Krasniqi, ka falënderuar shoqatën për donacionin.

“Falënderojmë organizatën për donacionin dhe të gjithë donacionet e tjera që janë bërë në Kamenicë, sepse në këtë mënyrë po i ndihmojmë sadopak atyre që kanë nevojë. Sfidat e pandemisë i kalojmë më lehtë kur jemi bashkë”, ka deklaruar Zaimi-Krasniqi.

Kjo shoqatë ka njoftuar se do të vazhdojë projektet humanitare për shpërndarjen e gjërave ushqimore.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…