Di Maria dhe familja e tij kërcënohen me vdekje

26 mars 2024 | 13:51

Mesfushori argjentinas, Angel Di Maria është kërcënuar nga bandat e drogës. Në shtëpinë e tij në Rosario është gjetur një makinë e parkuar, me një mesazh për prindërit e tij.

“I thoni djalit tuaj Angel të mos kthehet më në Rosario, në të kundërt do të vrasim një anëtar nga familja juaj. As Pullaro (guvernatori lokal) nuk do ta shpëtojë. Ne nuk hedhim copa letre, por plumba mbi të vdekur”, lexohej ndër të tjera në mesazhin e tyre.

Ky kërcënim i hapur vjen pikërisht në një kohë kur flitet se Di Maria mund të rikthehet në Argjentinë për të luajtur për ekipin e qytetit ku ka lindur, Rosario Central.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka deklaruar se janë paguar…