Di Maria zbulon sherrin mes Ronaldos dhe Mourinhos

02 shtator 2021 | 16:49

Angel di Maria ka dhënë një intervistë për Tyc Sports gjatë së cilës ka kujtuar disa momente të karrierës me disa figura të rëndësishme të futbollit botëror, si Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho.

“Mourinho është një fenomen. Me mua është sjellë gjithmonë mirë. Por në dhomat e zhveshjes ankohej gjithmonë, ankohej me këdo, nuk i interesonte kush ishte”, ka thënë Di Maria.

“Një herë është zënë me Cristiano-n në dhomat e zhveshjes, i thoshte se nuk kishte vrapuar dhe se të tjerët kishin vrapuar për të. Por ishte një fenomen”.

Argjentinasi ka zbuluar më pas edhe pesëshen e tij ideale, ku nuk ka vend për portugezin: “Lionel Messi, Marco Verrati, Zlatan Ibrahimovic, Luka Modric dhe Toni Kroos. Cristiano-s i duhet hapësirë dhe mua më pëlqejnë lojtarët që mund ta zgjidhin ndeshjen në hapësira të ngushta”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka siguruar mediet se do…