Di Marzio: Ujkani do të transferohet tek Alessandria

16 korrik 2021 | 11:25

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, është afër të largohet nga Torino.

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, Ujkani do ta vazhdojë karrierën me skuadrën e sapopromovuar në Serinë B, Alessandria. Ujkani është objektivi i Alessandrias për portën dhe mund të arrijë me parametër zero pasi kontrata e tij me Torinon ka skaduar në qershor dhe ende nuk ka rinovuar.

Së fundmi nga Torino është gati të largohet edhe Salvatore Sirigu dhe kjo nuk dihet sesi do të ndikojë në largimin e Ujkanit nga skuadra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë për neglizhencë…