Diaspora bën thirrje për mobilizim gjithëpëfshirës në ndërtimin e shtetit

22 tetor 2019 | 20:08

Bekim Brestovci, i njohur tashmë jo veç për opinionin nga diaspora por edhe në opinionin brenda në Kosovë, si një nga biznesmenët më të suksesshëm në disporën shqipëtare anembanë Europës, ka bërë thirrje që të përfshihet jo vetëm spektri politik, por edhe qytetarët, në mënyrë që ta ndërtojmë një shtet ashtu siç e duam secili nga ne.

“Shteti nuk mund të ndërtohet e të zhvillohet vetëm nga 120 deputetë, nga disa ministri, pavarësisht sa ato janë, e vetëm me punën dhe kontributin e administratës shtetërore e asaj komunale.

Pa participimin e secilit qytetar në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, ne as për së afërmi nuk do arrimë ta kemi shtetin ashtu siç ne duam”, ka shkruar Brestovci në “Facebook”.

Këtu mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

Për ndërtimin e një shteti ashtu siç secili nga ne e duam, nevojitet një mobilizim i yni gjithëpërfshirës.

Shteti nuk mund të ndërtohet e të zhvillohet vetëm nga 120 deputetë, nga disa ministri, pavarësisht sa ato janë, e vetëm me punën dhe kontributin e administratës shtetërore e asaj komunale.

Pa participimin e secilit qytetar në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, ne as për së afërmi nuk do arrimë ta kemi shtetin ashtu siç ne duam.

Ne fillimisht duhet të mësohemi ta duam më shumë shtetin dhe vetëm nëse do e duam do sillemi shumë më ndryshe me te.

Ne ende nuk kemi krijuar relacionin e duhur me shtetin tonë. Ne ende nga e kaluara jonë e hidhur, me shtetin sillemi  sikur ai mos të ishte shteti ynë.

Ne, por edhe shumica e politikanëve tanë ende flasin per vendin, per të mirat që duan ta bëjnë për vendin e rrallëherë flasin për shtetin dhe të mirat që duan ti bëjnë për shtetin.

Ne vendin si hapësirë territoriale e kishim edhe para vitit 2008, por shteti ishte ai i cili na mungonte dhe nuk e kishim.

Andaj tani kur e kemi shtetin, shteti ynë ka nevojë për një disiplinë më të madhe qytetare, ka nevojë për më shumë respektim të ligjit e të rendit. Ka nevojë për sjellje më të përgjegjshme ndaj ambientit e natyrës. Ka nevojë për më shumë përgjegjësi në respektimin e orarit të punës e për më shumë përgjegjësi në përmbushjen e obligimeve dhe detyrimeve tatimore e kontributeve ndaj shtetit, e shumë gjëra të tjera.

Shtetin do e kemi ashtu siç duam, kur ne BASHK PËR SHTETIN, do punojmë me shumë dashuri e përgjegjësi.

Do punojmë me shumë përkushtim dhe pa u kursyer fare. Shtetin do e kemi ashtu siç duam ne kur secili nga ne ti sanoj problemet që ne vet ia krijojmë shtetit dhe shoqërisë.

Fundja ne jemi ata që e shkelim ligjin. Ne jemi ata që ia prishim fqinjit qetësinë, ne jemi ata të cilët e dëmtojmë natyrën, në jemi ata të cilët e ndotim ambientin e ne jemi ata të cilët u shmangeni kontributeve dhe tatimeve ndaj shtetit.

Pa mendojeni nëse që nga nesër asnjëri nga ne mos ti shkaktonte këto probleme. Ne, që nga nesër do e kishim një shoqëri me shumë më pak Probleme se sa që ka sot.

Vetëm një popullatë me një vetë-disiplinë do jetë në gjendje të ushtroj

më shumë presion ndaj të zgjedhurve të tyre politik që edhe ata në mandatet e tyre politike të jenë më të përgjegjshëm dhe më efikas në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit.

Andaj them që vetëm të gjithë ne, Bashke për shtetin, dhe vetëm me participimin dhe kontributin e secilit nga ne, pavarësisht moshës, gjinisë e profesionit mund ta ruajmë, ndërtojmë e zhvillojmë shtetin.

(Fragmenti i shkeputur nga diskutimet me qytetarët gjatë fushatës zgjedhore)

B.B || 22.10.2019 ||

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nicklas Sule është lënduar dhe pritet të mungojë për një…