Diaspora feston me moton: ’11 vjet shtet, nder dhe detyrë’ (Foto)

16 shkurt 2019 | 21:50

Festës së Kosovës për pavarësi i janë bashkuar edhe shqiptarët gjithandej globit. Kështu edhe Shoqata kulturore “Bashkimi” nga Ostermundigeni i Bernës si njera nga shoqatat që promovon më së miri vlerat tradicionale shqiptare sot në një atmosferë festive ka mbledhur një numër të madh bashkatdhetarësh dhe nën moton “11 vjet shtet, nder dhe detyrë” me një atmosferë festive ka shënuar ditën më të rëndësishme të Kosovës.

Kjo shoqatë me punën e saj po mbanë afër dhe të organizuar komunitetin tonë në kryeqytetin e Zvicrës duke shfrytëzuar tingujt folklorik për ti shërbyer edhe ruajtjes së gjuhës dhe bartjen e atdhedashurisë tek gjeneratat e reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asim Gashi ka publikuar projektin e tij të ri me…