Diaspora shqiptare në Gjermani përuron tri vepra

18 prill 2022 | 16:00

Në ambientet e restorantit “Rozafa” të vëllezërve Gashi, në qytetin Elmshorn të regjionit Schleswig-Holstein të Gjermanisë, pasditen e 16 prillit është organizuar një takim letrar, në të cilin janë përuruar tri vepra letrare dhe është bërë debat mes krijuesish dhe lexuesish për letërsinë e tre autorëve shqiptarë.

Takimin në fjalë e ka organizuar Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, e përkrahur nga Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë si dhe nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Hamburg, respektivisht nga konsulli i nderit Kolë Gjoka dhe Arjola Caka, atashe për kulturë në konsullatën e Kosovës.

Në këtë manifestim kulturor është bërë promovimi i tri veprave letrare të autorëve shqiptarë që krijojnë në diasporë. Libri i Flogerta Krypit “Gjithçka rreth asgjësë”; libri i Arif Molliqit “Im atë të shtunave më blinte këpucë llastiku”, si dhe përmbledhja poetike kushtuar Azem Shkrelit me titull “Karvani i përjetësisë”.

Për Flogerta Krypin dhe për librat e saj ka folur vetë autorja (me banim në Bochum të Gjermanisë), e cila ka lexuar fragmente të prozës së vet, për librin e Arif Molliqit kanë folur poetët Sadik Krasniqi dhe Enver Visoka, kurse për përmbledhjen “Karvani i përjetësisë”, kushtuar poetit të njohur Azem Shkreli, ka folur Azem Xhafolli.

Përgatiti: Dibran Demaku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
109 nxënës nga klasa e parë e deri në të…