Diazi rezulton negativ me Covid

26 tetor 2021 | 11:37

AC Milan ka njoftuar se Brahim Diaz është shëruar nga Covid-19.

Mesfushori rezultoi pozitiv me Covid më 15 tetor, por tani është rikuperuar, teksa tani do t’i lejohet të stërvitet me ekipin.

“AC Milan njofton se Brahim Díaz ka rezultuar negativ”, thuhet në një deklaratë të klubit. Kuqezinjtë presin Torinon në San Siro sonte, por spanjolli nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen, shkruan footballitalia.

Brahim, 22-vjeç, ka pasur një fillim të shkëlqyer të sezonit me katër gola dhe dy asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat.

Kuqezinjtë janë liderët e Serisë A me pikë të barabarta me Napolin. Mbetet për t’u parë nëse Brahim do të ftohet kur kuqezinjtë të udhëtojnë në Romë të dielën për t’u përballur me Romën e José Mourinhos.

Theo Hernandez gjithashtu u shërua nga Covid dy ditë më parë. Francezi është në dispozicion kundër Torinos, por do të startojë sonte nga stoli. Brahim u kthye në Milan në një huazim dyvjeçar nga Real Madridi në verë. Kuqezinjtë kanë një opsion për ta bërë lëvizjen e tij të përhershme për 22 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oriola Marashi është parë sot e veshur në veshje të…