Diellza Syla fiton medaljen e bronztë në turneun “Tallin Open” të mundjes

24 mars 2024 | 17:54

Diellza Syla ka fituar medaljen e bronztë në turneun “Tallin Open”, të Estonisë.

Në këtë turne morën pjesë rreth 2 mijë mundës të rinj nga Evropa, Amerika dhe Afrika.

Përveç Diellza Sylës, Kosova u përfaqësua edhe nga mundësit e tjerë të ri; Jon Ramadani, Kanita Spahija, Elsa Nikoci, Dorentina Nezaj dhe Lonisa Reka.

Federata e Mundjes e Kosovës bëri të ditur se edhe këta treguan performanca të mira, pavarësisht se nuk fituan medalje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe shtatë të…