Digjet makina në Vlorë, ngjarja dyshohet e qëllimshme (Video)

01 maj 2021 | 11:29

Një makinë është përfshirë nga zjarri në rrugën e re në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije se makina ka përfunduar totalisht e shkrumbuar, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet dhe as pronari i mjetit.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, dhe flaka mund ti jetë vendosur nga banorët e zonës, pasi mjeti qëndronte prej shumë kohësh i palëvizur aty.

“Sot, rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”,  në pronësi të shtetasit E. B.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Ndërkohë janë siguruar dhe pamjet kur mjeti ka shpërthyer në flakë, ndërkohë që policia është duke vijuar hetimet lidhur me ngjarjen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët në Kosovë vazhdojnë të përballen me probleme në pagë,…