Digjet një pronë e AKP-së në Magure të Lipjanit

13 gusht 2023 | 09:27

Mbrëmë rreth orës 22:38 një objekt në fshatin Magure të Lipjanit, që i takon Agjencisë Kosovare të Privatizimit, është përfshirë nga zjarri.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se akoma nuk dihet se cilat janë arsyet e përfshirjes nga zjarri të këtij objekti.

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ekipi i tyre ka arritur ta fikë zjarrin.

Po ashtu ekipet e KEDS-it kishin ndërprerë energjinë elektrike për arsye të sigurisë, nuk raportohet se ka të lënduar dhe se rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të programit “Gazetarët në Residencë”, program ky i…